Zaev paralajmëron zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin

Maqedonia

Zaev paralajmëron zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 18:40
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev mbajti fjalim në Këshillin izraelit për marrëdhënie ndërkombëtare, organizues i së cilës është Këshilli dhe Kongresi botëror në Izrael.

“Na duhet botë e sigurtë”, porositi kryeministri Zaev para diplomatëve, akademikëve, profesorëve, ekspertëve nga fusha e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, të pranishëm në drekën e punës në Këshillin izraelit për marrëdhënie ndërkombëtare.

“Radikalizmi dhe ekstremizmi janë probleme të cilët janë në pragun e Izraelit tani më disa vite, por sot janë në fokus të gjithë shteteve në botë. Emigracioni joligjor, që e hap rrugën për përforcimin e ekstremistëve dhe përhapjen e ideve radikale, duhet të jetë alarm i kuq për të gjithë, të gjejmë mënyrë për zgjidhjen e këtyre sfidave dhe ta mbrojmë jetën e qytetarëve tonë”, tha kryeministri Zaev.

Ai vlerësoi se ka potencial të madh për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Izraelit në sferën e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat