Fazliu: BESA e vetme përballë enveristëve të DUI-t dhe titistëve të SDSM-së

Maqedonia

Fazliu: BESA e vetme përballë enveristëve të DUI-t dhe titistëve të SDSM-së

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 19:02
Faton Fazliu

Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një postimi në Facebook ka shkruar për gjitha sulmet kundër partisë së tyre, duke theksuar se partia e tyre ishte e para që goditi regjimin e Gruevskit. Ai ka thotë se sot janë bashkuar enveristat e BDI dhe titistët e LSDM kundër subjektit të tyre, që është i vetmi që përfaqëson dhe mbron interesat shqiptare.

Ky është postimi i plotë i Fazliut në Facebook.

“Kur ne organizonim protesta kundër regjimit VMRO-DUI, plot njerëz atëbotë tuteshin nga çiftet Gruevski&Mijallkov dhe Ahmeti&Xhaferi dhe, bile, e ndërronin rrugën që helbete të mos bashkohen rastësisht me protestuesit. Kur pastaj iu bashkuam edhe Revolucionit të Larmë kundër regjimit, atëbotë kur këta të DUI-t kënaqeshin me çiftin Gruevski&Mijallkov, plot nga këta, që sot sa nuk janë vetëshpallur heronj të demokracisë, na quanin “zaevistë” e çka jo tjetër. Kur pastaj, falë edhe votave tona, regjimi ra dhe njerëzit morën frymë lirshëm, ne gati sa nuk u shpallëm çlirimtarë. Por, kur më vonë ne nuk pranuam të hyjmë në qeveri me Zaevin pa marrëveshje dhe pa u pranuar kërkesat shqiptare, u ngritën në këmbë i hurit dhe konopit të na akuzojnë se tash qenkemi bërë me VMRO-në. Ne, që iu kundërvumë VMRO-së kur ajo ishte në pikën e fuqisë, duke rrezikuar edhe jetët tona, sipas këtyre gojëshpifurve tash qenkemi bërë bashkë me VMRO-në në kohën kur ajo është në pikën e dobësisë.

Sidoqoftë, shpifësit e bëjnë punën e tyre. Sot janë bashkuar enveristët e DUI-t dhe titistët e SDSM-së, natyrisht edhe albanofobët e VMRO-së, të gjithë kundër nesh dhe nuk lënë gjë pa shpifur e pa thënë. Dhe, siç dihet tashmë, ata orë e çast i ndryshojnë shpifjet, sepse nuk u funksionojnë. Ndërsa ne vazhduam t’i mbetemi besnik idealit tonë pa marrë parasysh se kush është kundërshtar i joni.
Fundja, për neve nuk është e rëndësishme vetëm sa njerëz janë pas nesh, por po aq e rëndësishme është që ne të jemi në rrugën e drejtë.”, ka shkruar Fazliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat