Taravari: Sondazhet tregojnë se jam para Nevzat Bejtës

Maqedonia

Taravari: Sondazhet tregojnë se jam para Nevzat Bejtës

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 20:11
Ministri aktual i Shëndetësisë në Maqedoni, Arben Taravari

Ministri aktual i Shëndetësisë në Maqedoni, Arben Taravari në një prononcim ka treguar edhe disa informacione rreth kandidimit të tij për kryetar të Komunës së Gostivarit.

”Do të shofim për rezultatin, por sondazhet tregojnë që jam para Nevzatit” përgjigjet Taravari në pyetjen e Telegrafit, se sa shance ka për fitore.

”Do vazhdoj si ministër deri pas zgjedhjeve. Për fushatë do të marr pushim, por do të shkoj në punë për t’i kryer obligimet esenciale.” përgjigjet kandidati i Aleancës për shqiptarët në komunën e Gostivarit.

”Kam mbështetjen e plotë qytetarëve, zgjedhjet do të tegojne rezultatet.” përfundon Taravari.

Përndryshe, në garë deri tani dihen se do të futen Nevzat Bejta nga BDI dhe Shpat Iseni nga RDK.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni mbahen më 15 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat