Taktizime me emrat e kanditëve për kryetarë komunash

Maqedonia

Taktizime me emrat e kanditëve për kryetarë komunash

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 21:47
Ilustrim

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa shumë pranë marrëveshjes për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Burime brenda Aleancës për shqiptarët bëjnë të ditur se ministri i shëndetësisë Arben Taravari do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit. Dyja partitë pritet që nesër të vazhdojnë bisedimet për të përmbyllur gjitha çështjet.

Të dy partitë pritet që nesër të vazhdojnë bisedimet për të përmbyllur gjitha çështjet. Ndërkohë partia e Ahmetit akoma nuk ka vendosur për kandidatët për kryetar në Tetovë, Gostivar, Strugë, Saraj, Likovë, Haraçinë dhe komunat e Pollogut. 

Zyrtarizimi i fundit është kandidatura e ish deputetit Fehmi Jonuzit për në Studeniçan. PDSH-ja e Thaçit në Tetovë pritet të garojë me deputetin Bardhyl Dauti, ndërsa mbrëmë ka zyrtarizuar Bardhyl Destanin si kandidat për kryetar të Komunës së Likovës, ndërsa Ragmi Isufin bartës i listës. Në bllokun e partive maqedonase LSDM-ja deri tani ka zyrtarizuar Melekije Ademin në Haraçinë, Jovan Stojanoskin për Ohër. Në Gjorce Petrov LSDM do të garojë me Aleksandar Naumovskin, ndërkaq Zlatko Marin do të hyjë në garë për të parin e komunës së Aerodromit. Në Butel LSDM garon me Velimir Smilevskin për kandidat të sajin, ndërsa  në Gazi Babë Borce Georgefski dhe në Strumicë Kosta Janevskin. Deputetja e LSDM-së Shahpaska, tha se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet finalizimi I listës së kandidatëve

"Ne ende qëndrojmë në atë se oferta e personave të cilët gëzojnë më shumë reputacion në komunat e tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash, nga ana e LSDM. Të gjithë ata që deri më tani janë ofruar dhe të gjithë tjerët që do të zyrtarizohen periudhës që vjen, do të jenë kryetarët e ardhshëm të komunave të vendit. I kemi rezultatet e analizave, po bëhen vlerësime, dhe emrat do të dihen Brenda një dite ose dy", deklaroi Jagoda Shahpaska, LSDM.

Nga ana tjetër VMRO DPMNE-ja në Kumanovë garon me Zoran Gjorgjievskin ndërsa në Strumicë me Marjan Bajraktarov. Gara më e nxehtë pritet të jetë për Qytetin e Shkupit, për të cilën asnjëra nga partitë nuk kanë shpallur kandidaturat.

Kreu aktual i Komunës Qendër Andrej Zhernovski i ka grumbulluar firmat e nevojshme për kandidaturën e tij si i pavarur, por pret edhe një përgjigje nga LSDM-ja, nëse do të mbështesin apo jo edhe për një mandat. 

Afati për mbledhjen e firmave për listat e kandidatëve të pavarur për këshilltarë dhe kryetarë komunash skadon nesër. Partitë politike kanë afat deri më nëntë shtator t’i dorëzojnë listat e tyre për kandidat.Zgjedhjet lokale në vend janë caktuar për më 15 tetor ndërkaq rrethi I dytë I zgjedhjeve është paraparë të mbahet më 29 tetor. Fushata zgjedhore fillon më 25 shtator dhe e njëjta do të përmbyllet më 13 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat