Pritet të mediatori për kontestin e emrit Nimic të vjen në Maqedoni

Maqedonia

Pritet të mediatori për kontestin e emrit Nimic të vjen në Maqedoni

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 23:02
Methju Nimic

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë, zgjidhjen e kontestit rreth emrit dhe debllokimin e integrimeve euro atlantike, do të presin ardhjen e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic në Shkup. Në mediat në vend spekulohet se Nimic do të vijë edhe me propozim konkret, por nga Qeveria thonë se nuk kanë informata zyrtare as për datën kur Nimic do të arrijë në Maqedoni e as për përmbajtjen e bisedimeve, njofton Shenja.

“Zyrtarisht ende nuk kemi tajming preciz kur Nimic do të vijë, megjithatë, si çdo herë deri më tani në atë moment kur do ti kemi informatat i gjithë opinion në Maqedoni do të informohet”, deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Në disa mediume është përfolur edhe për rikthimin e propozimit Republika e Maqedonisë veriore ose Republika e Maqedonisë së epërme. As për këtë çështje Qeveria e Shkupit nuk ka një qëndrim të prerë. Zëdhënësi Mile Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, as nuk pohoi e as nuk mohoi rikthimin eventual të propozimit të shumë përfolur në tryezën e bisedimeve. Ai tha se për çdo gjë konkrete opinion vendor do të njoftohet në kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat