VMRO: Me paratë që ka shpenzuar LSDM mund të ndërtoheshin 45 klinika për fëmijë

Maqedonia

VMRO: Me paratë që ka shpenzuar LSDM mund të ndërtoheshin 45 klinika për fëmijë

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 11:01
ilustrim

VMRO-DPMNE ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga LSDM se ka shpenzuar në mënyrë jo produktive 320 milionë euro, të cilat kanë mund të përdoreshin për të ndërtuar 45 klinika për fëmijë.

"Hapja e disa klinikave të reja të fëmijëve do të rriste cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë", thonë nga VMRO-DPMNE-ja në deklaratën e sotme të lëshuar për mediat. 

Sipas VMRO-DPMNE-së, qeveria ka injoruar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe për shkak të kësaj, me menaxhimin e dobët, apo të qëllimshëm po e dërgon në falimentim.

LSD e ka dërguar ekonominë e vendit buzë greminës. Për herë të parë pas 10 vjetësh kemi një rënie të pagës mesatare prej 0.7 përqind, poashtu kemi edhe një rënie në sektorin industrial të prodhimit me  2.2 për qind. Stagnimi në ekonominë që po ndodhi nën diktimin e LSD, që do të thotë më pak vende të reja pune, 100 milion euro më pak investime direkte të huaja në korrik 2017, për dallim nga i njëjti muaj më 2016, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat