LSDM: Viti shkollor fillon pa stresin e testimit ekstern

Maqedonia

LSDM: Viti shkollor fillon pa stresin e testimit ekstern

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 11:54
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM)

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës së dërguar sot për media ka kujtuar se “Qeveria e Maqedonisë e udhëhequr nga kjo parti do të vazhdojë me reforma” duke kujtuar gjithashtu se pas shumë vitesh nxënësit e Maqedonisë sot po fillojnë shkollën pa stresin e testimit ekstern.

“Nxënësit e mësimit fillor dhe të mesëm për herë të parë pas shumë vitesh do të fillojnë vitin shkollor të lirë nga stresi i panevojshëm që u shkaktua nga testimi ekstern, me çka ata do të jenë më motivuar për procesin mësimor. Qeveria e udhëhequr nga LSDM po i sanon dëmet në arsim që la pas vetes qeverisja kriminale dhe shkatërruese e VMRO-DPMNE-së. Po rishqyrtohen programet mësimore që janë sjellur dhunshëm dhe pa debat, do të revidohen edhe të gjitha librat mësimor. Përmes rebalansit të Buxhetit për vitin 2017 janë siguruar 10 milion denarë shtesë për bursa të nxënësve, dhe 35 milion denarë për standardin e studentëve”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti shtojnë se shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdojnë të punojnë në implementimin e masave në arsim që e përmirësojnë sistemin arsimor dhe janë në interes të nxënësve, mësimdhënësve dhe profesorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat