Dimovski: Do të votojmë kundër prokurorit të ri publik

Maqedonia

Dimovski: Do të votojmë kundër prokurorit të ri publik

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 11:55
Ilija Dimovski

“Nuk do ta mbështesim zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pasi është në kundërshtim me nenin 8 të Ligjit Zgjedhor dhe në seancën e sotme do ta kundërshtojmë iniciativën e tillë të LSDM-së, tha deputeti Ilija Dimovski në lidhje me shpalljen e konkursit për kryeprokurorin e ri.

Gjithashtu ai informoi se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot do të dorëzojnë tre ligje me procedurë të shkurtuar – Ligj për rritjen e pagës minimale për administratorët për 5 për qind, Ligj për përmbaruesit dhe Ligj me të cilin studentëve do tu ndahen kuponë për kompjuterë.

Ai shtoi se nëse LSDM-ja ka qasje të drejtë ndaj këtyre propozimeve të VMRO-DPMNE-së, atëherë edhe ata do të jenë konstruktiv dhe fer ndaj propozimeve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat