Do të promovohen 120 libra për fëmijët me pengesa në shikim në Maqedoni

Maqedonia

Do të promovohen 120 libra për fëmijët me pengesa në shikim në Maqedoni

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 12:02
Ilustrim

Në kuadër të projektit për fëmijët me pengesa në shikim, i cili është i mbështetur nga Agjencia amerikane për zhvillin ndërkombëtar (USAID) dhe Fondacioni ndërkombëtar i klubeve Lions (LCIF), nesër pasdite do të promovohen 120 libra për arsimin fillor nga klasa e parë deri të nëntën, në gjuhën shqipe dhe maqedonase, të përshtatura për fëmijët me pengesa në shikim (alfabetin Brail).

Ngjarja do të mbahet në shkollën shtetërore për fëmijë dhe të rritur me pengesa në shikim “Dimitar Vllahov” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngjarje fjalim do të mbajnë ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, përfaqësuesi i USAID-it në Maqedoni, David Etberi, drejtori i shkollës, Goranço Jakimov dhe drejtori i projektit, Shpëtim Latifi.

Ky projekt realizohet me qëllim që të rrisë cilësinë e arsimit për personat me pengesa në shikim në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat