Vazhdohet afati për regjistrimin e pilotëve të ardhshëm në Ministrinë e Mbrojtjes

Maqedonia

Vazhdohet afati për regjistrimin e pilotëve të ardhshëm në Ministrinë e Mbrojtjes

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 12:57
Ilustrim

Afati për regjistrimin e pilotëve të ardhshëm është vazhduar deri më 20 tetor, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ministria dhe Akademia Ushtarake “Mihaillo Apostoloski” – Shkup, njoftuan të gjithë të interesuarit të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve, të cilët kanë dëshirë dhe i plotësojnë kushtet e konkursit, paraqitjen mund ta bëjnë deri më 20 tetor të vitit 2017.

Sipas konkursit mund të paraqiten persona deri në moshën 28-vjeçare, me arsim të lartë të përfundur dhe në gjendje të mirë psiko-fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat