Memedi: Arben Taravari dhe Rufi Osmani janë "profesionistë" të nëntokës

Maqedonia

Memedi: Arben Taravari dhe Rufi Osmani janë "profesionistë" të nëntokës

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 13:31
Vesel Memedi

Kryetari aktual i RDK-së, që mban peng vulat e kësaj partie, Vesel Memedi ka shpërthyer në akuza direkte ndaj ish bashkëpunëtorëve të tij. Shkak i fillimit të këtij debati ishte një prononcim i ish nënkryetarit të RDK-së, Artan Dika, i cili shpjegoi me detaje ngjarjet e ndodhura në RDK gjatë vitit të kaluar.

Memedi madje nuk ka kursyer as themeluesin e RDK-së, Rufi Osmanin, dhe kandidatin e tanishëm për kryetar të Gostivarit, Arben Taravarin. Ai i ka quajtur këto dy të fundit si njerëz që pas vetes kanë struktura të nëntokës, dhe se janë në shërbim të së keqes.

Kujtojmë që Vesel Memedi u nda nga Aleanca për Shqiptarët që ishtë koalicion i përbashkët me LR-PDSH-në dhe Unitetin. 
Ja shkrimi i plotë i Memedit: 

"Unë, Vesel Memedi, edhe pse asnjëherë nuk kam zhvilluar luftë personale për denigrimin e personalitetit të individëve, sado të prishur që mund të jenë, niveli im, edukata ime dhe përgatitja ime profesionale dhe njerëzore nuk më ka lejuar as të mendojë, e lëre më të zhvilloj luftëra me individ të caktuar, të cilët me dëshirën time apo pa dëshirën time, ekzistojnë në afërsinë time apo larg meje. Gjithmonë i kam pranuar si krijesa të Zotit, nga të cilët ose duhet shmangur nga e keqja e tyre ose duhet ndihmuar.

Duke marrë parasysh që ky Artan Dika, zëdhënësi i vetëshpalluar i një qëllimi të shenjtë për bashkimin e forcave kundër një force reale në këtë rast, BDI, në shkrimin e tij për portalin zhurnal shpalos përralla të fëmijëve që i ka dëgjuar nga nëna plakë, përgojon dhe shanë njerëz të caktuar të cilët realisht ia kanë zënë frymën për të bërë karrierë.

Ky i shkreti, si duket më në fund e gjeti çelësin, që nga fantomi i forcës imagjinare të Rufi Osmanit, prapa të cilit u mundua të bëjë karrierë dhe të del në sipërfaqe, me djegien e Rufi Osmanit në lojën e parë, u tërhoq dhe u struk si struci në strofull, që të forcohet dhe të merr energji nga xhindët e natës, dhe ta sprovon veten edhe njëherë ta ringjall fantomin Rufi Osmani II, por në fytyrën e re të Arben Taravarit, me shpresë se do tia kthen vetes shkëlqimin e parë, që vet tregon me gojën e vet se Rufi Osmani këtë mjet e ka përdorur për shumë punë duke ia ofruar postin e kryetarit, sekretarit, nënkryetarit dhe postin e Baba Vangjës, ku në shkrimin e tij ndaj portalit zhurnal thotë se:
“Rufiu më kërkoi të takohemi dhe pyetja e tij ishte kjo, doktor sa deputet do të merr RDK me LR-PDSH, ndërsa përgjigjeja ime ishte 4,5,6, po na ra bingo ndoshta edhe 7. Mirëpo, ia ktheu Rufiu, a ia vlen sërrisht lodhja, harxhimet, dhe mundi, për të marr 5,6 deputet, ndërsa sërrisht ta lejmë BDI në pushtet. Nuk ia vlen, ia ktheu Artani. Atëherë, ia ktheu Rufiu, se kryesia e ngushtë dhe ti duhet të bisedoni me Veselin që të lejoj koalicionim tri palësh edhe me Lëvizjen BESA, përndryshe është e kotë.”

Dhe vazhdon Artan Vangja, duke vajtuar dhe përshkruar tmerrin që kanë përjetuar, bashk me Rufiun, se si ta varrosin Veselin dhe ta ngjallin Fadilin, duke marrë në dorë punën e Zotit, se këta dy, kënd e duan e varrosin politikisht, dhe kënd e duan e ngjallin politikisht. Por, harruan të shkretët se nuk janë zot as të hapsirës politike shqiptare, dhe as të politikës në përgjithësi, dhe as të karrierave të individëve, se këta janë ata që ngrisin dikend apo vdesin dikend. Opinioni mbarë shqiptarë e din mjaft mirë se në atë lojë kur erdh puna për jetë apo vdekje, në bisedat dhe transkriptat tanimë të publikuara, Baba Vangja pranoi edhe vet se më mirë të vdes edhe Rufiu, sesa të vdes edhe ky, edhe pse krejt planet i patën bë bashkarisht, duke përfshirë edhe prognozat, por në fund Baba Vangja, nga ajo lojë mbeti me gishtat në gojë.

Andaj, më tepër nuk do të merrem me shkaravitjet dhe shkrimin e Artan Dikës të porositur për të bërë petlla në ujë për opinionin e gjërë të Gostivarit, por do të merrem me fenomenin e dëshirës së madhe të të gjith atyre që në fillim kanë dasht të bashkojnë forcat, qoft nën patronatin e Aleancës për Shqiptarët, qoft në emër të Këshillit mbipartiak, qoft atij nënpartiak, apo qoft edhe në emër të këshillit të nëntokës, që me çdo kusht kanë luftuar, dhe ende luftojnë të bashkojnë forcat, të bashkojnë shqiptarët, të bashkojnë edhe të pamundurën, për një luftë që ata e definojnë si e keqja e shqiptarëve dhe e rrumbullaksojnë si luftë kundër BDI, por në fakt nuk tregojnë se ky bashkim nuk ka për qëllim luftën e shenjtë as për komb dhe as për fe, por thjeshtë është një luftë xhihadi i fshehur për qëllime të errëta, dhe të gjith ata të cilët nuk i bashkohen kësaj lufte, këtij xhihadi, këtij bashkimi të imagjinuar, për të krye punën e djallit në trojet shqiptare, e shpallin armik të vetin, dhe i vënë detyrë vetes, që me të gjitha mjetet e mundëshme ata individ të luftohen, baltosen, shahen, por mbrenda mundësisë edhe të vriten, por harrojnë se kohërat kanë ndryshuar, dhe ai xhihad ka përfunduar.

Në sipërfaqe kanë dalë forca të reja të cilat ua kanë lexuar letrën në xhep, dhe ua kanë demaskuar fytyrën e vërtetë. E kuptoj Artan Dikën, i kuptoj të gjith ata që i përfaqëson Artan Dika, më vjen keq por nuk kam se si ti shpëtojë, sepse në një kohë edhe unë isha një nga luftëtarët që doja të besoja se në Gostivar kemi një shpëtimtarë, i cili do të na shpëtojë, do e çanë detin me shkop magjik, dhe do të na dërgoj në tokën e premtuar, por për fat të keq mbetëm këtu ku jemi.

Ne jemi të vetëdijshëm se porositësi i këtij mesazhi politik, nëpërmjet kësaj paçavure të Baba Vangjës (Artan Dika), që çuditërisht koincidon me zyrtarizimin e kandidaturës së Arben Taravarit, dëshiron që shqiptarët e Gostivarit dhe më gjërë të ju dërgon dy porosi: E para, se lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe lideri i RDK-së Vesel Memedi nuk janë profesionist në politikë, dhe se janë dy naiv kokëfortë, të cilët në rrethana të caktuara kanë shantazhuar njëri-tjetrin, dhe kanë përkrahur njëri-tjetrin, dhe të dy bashkarisht kanë prishur planet e profesionistëve të vërtetë në politikë. Mesazhi i dytë, siqë e prezenton Artan Dika ish liderin e RDK-së Rufi Osmanin, dhe tani Rufiun e dytë, por në personalitetin e Arben Taravarit, që i tubon rreth vetes të gjithë profesionistët, dhe i bën bashkë të gjithë ata të cilët nuk kanë lejuar Vesel Memedi dhe Ziadin Sela bashkimin e shumë dëshiruar të këtyre forcave, ndërsa tani me kandidimin e Arben Taravarit u është dhënë shansi i dytë, që të përmirësohet ai gabim dhe të bashkohen të gjithë në një lëvizje të imagjinuar si Lëvizja Besa, për të cilën pajtohem edhe unë se tani rreth Arben Taravarit bashkohen të gjithë profesionistët e nëntokës.

Në fund, publikisht do e pyesja Artan Vangjën për një të vërtetë, pasi që i din të gjitha, pse nuk e din se kush e përfaqëson tani RDK-në në pushtet pa qenë kurrë në RDK? Do ti sugjeroja Artan Dikës, që në mungesë të informacionit se kush është ai që e përfaqëson RDK-në pa qenë kurrë në RDK, për të cilën Artan Dika sugjeron që të lexohet deklarata e LR-PDSH dega në Saraj, që shpreh pakënaqësinë me ndarrjen e posteve ministrore mes partive të Aleancës për Shqiptarët, dhe që i intereson se Vesel Memedi pjesë e cilave qarqeve është, ta pyes më së miri idhullin e vet, që dëshiron ta rikthen në fytyrën e Arben Taravarit.

Nëse do të ketë vullnet të mirë, do tia thotë të vërtetën vet Rufi Osmani, sepse ai e di më së miri prej kujt kërkonte ndihmë në Shkup, herrën e parë që fitoi për kryetar të komunës së Gostivarit, dhe çfar përgjigje mori herrën e dytë, kur gjatë kthimit nga Shkupi më tha se e tërrë kjo bisedë që zhvilluam sot në Shkup i ngjanë një filmi, që do të dëshiroja ta besoj, por nuk më besohet deri sa nuk e shoh me sy. Tani, Baba Vangja, a beson Rufi Osmani se ai film tanimë është duke u realizuar dhe ne të gjith jemi dëshmitarë, dhe a thua vallë ndryshon filmi që u pa në Gostivar, nga ajo që ia përshkruajti personi X në Shkup, i cili në fund ia bërri me dije, se tentimi që ti bashkoj shqiptarët në tradhëti do të jetë vdekjeprurrës për vet at. Keni kujdes dhe mos tradhëtoni. Kaq sa për fillim!

Lexues të nderuar, po të ishte e vërteta në politikë sa kupton radakja e doktor Baba Vangjës, të gjith shqiptarët do të ishin bë lider të pavdekshëm, por e vërteta është e pamëshirshme dhe e vërteta nuk është as me Artan Dikën, as me Rufi Osmanin II, Arben Taravarin, por është me rininë, me Shpat Iseinin në krye të kësaj lëvizje, sepse për këto shkaqe është bë ky shkrim i doktor Baba Vangjës, me porosi, dhe është bë ai pazar i madh i tërheqjes së Halil Snopçes, me burrëri të madhe, dhe dalja në sipërfaqe e fytyrës së vërtetë të Arben Taravarit, kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit.
Unë Vesel Memedi ua bëj me dije se jo nga unë, por nga e vërteta nuk keni shpëtim kësaj radhe, as Arben Taravari dhe as Nevzat Bejta. Kryetar komune do të jetë Shpat Iseini."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat