Sheqerinska-Katiç: Sllovenia do ta mbështesë Maqedoninë drejt anëtarësimit në NATO

Maqedonia

Sheqerinska-Katiç: Sllovenia do ta mbështesë Maqedoninë drejt anëtarësimit në NATO

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 15:28
Sheqerinska-Katiç

“Sllovenia është e gatshme që ta mbështesë drejtpërdrejtë Maqedoninë në procesin e reformave në mbrojtje dhe përpunimin e dokumenteve kyçe për zhvillimin e mbrojtjes dhe forcavetë armatosura”, është vendosur në takimin në Lubljanë mes ministres së Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Sllovenisë, Radmilla Sheqerinksa dhe Andreja Katiç.

“Në përpjekjet serioze, si integrimi në NATO nuk ka hapësirë për improvizime. Mali i Zi këtë e tregoi kur kërkoi ndihmë nga Sllovenia dhe mori anëtarësim të plotë. Ajo ishte një lëvizje e mençur. Jam e kënaqur që ministrja Katiç shprehi gatishmëri që Sllovenia ta shfrytëzojë përvojën me Malin e Zi dhe ta ndihmojë Maqedoninë, që të arrijë qëllimet e shumëpritura strategjike”, tha Sheqerinska pas takimit.

Ministrja sllovene deklaroi se Sllovenia do ta mbështesë Maqedoninë sikur Malin e Zi në procesin drejt NATO-s. Ajo shtoi se Sllovenia do ta ndihmojë Maqedoninë në përpunimin e gjitha dokumenteve të nevojshme.

Gjatë qëndrimit të saj në Slloveni, Sheqerinska pritet të realizojë edhe takime tjera me përfaqësuesit politik në Slloveni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat