Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Maqedonia

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet nga  mesnatë për një denar për litër, Eurosuper BS-98 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për 0.5 denarë, ndërsa çmimi i EURODIESEL do të mbetet i pandryshuar, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, pavarësisht uljes së çmimit të naftës në tregun botëror.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 63.00 denarë / litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 64.50 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri  (EL-1) do të kushtojë 37,00 denarë për litër.

Ndërsa çmimi i EURODIESEL (D-E V) edhe në dy javët e ardhshme do të kushtojë 48,00 den / litër.

Gjithashtu KRRE ka vendosur që për 0.112 denarë më e lirë për një kilogram të shitet Mazuti M-1 NS dhe do të kushtojë 23.881 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat