Asociacioni i Ricikluesve të Maqedonisë kërkojnë riciklim të mbetjeve të plasitkës

Maqedonia

Asociacioni i Ricikluesve të Maqedonisë kërkojnë riciklim të mbetjeve të plasitkës

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 17:25
Ilustrim

Kanaqe, shishe plastike, ambalazh kartoni dhe tetrapak. Në Maqedoni në nivel vjetor krijohen të paktën 100 mijë ton mbeturina prej ambalazhi.

Vetëm 30% prej saj riciklohet, ndërsa 70% përfundon aty ku nuk duhet të përfundojë, gjegjësisht nëpër deponi. Një prej kushteve që vendi duhet t’i plotësojë për anëtarësi në BE është që deri në vitin 2020, 60% të mbeturinave nga paketimet të selektohet dhe riciklohet. Por, që të arrihet kjo, është e domosdoshme që shteti të fillojë të kujdeset më shumë për këtë problem.

“Nevojitet investim në infrastrukturë, nevojitet investim në kontejnerë dhe edukim të opinionit lidhur me mbeturinën për paketim, më saktë cila mbeturinë në cilin kontejner duhet të hidhet”- thotë Iko Bërdaroski nga Asociacioni i Ricikluesve.

Nga Asociacioni i lëndëve të para dytësore dhe recikluesve thonë se përveç Drisllës, asnjë deponi tjetër në vend nuk ka kushte përkatëse për trajtimin e mbeturinës prej ambalazhi. Ata theksojnë se është i domosdoshëm profesionalizimi i Ndërmarrjeve Publike Komunale dhe rritja e vetëdijes tek qytetarët për selektimin e mbeturinave.

“Në vitin 2005 një kilogram shishe plastike ishte 5 denarë, tani një kilogram shishe plastike kushton 17 denarë. Qytetarët shohin se nëse ka vlerë ekonomike, grumbullimi atyre ju sjell të ardhura shtesë në tërë këtë situatë. Lidhur me letrën e kështu me radhë, në këtë aspekt ne gjithashtu tentojnë ta ngrejmë vetëdijen”- thotë Lupço Avramovski nga Asociacioni i Ricikluesve.

Në vendet evropiane për menaxhimin me këtë lloj të mbeturinave, shteti në vit investon nga 4 euro për kokë banori, në vendet e rajonit kjo shumë është dy euro, ndërsa në Maqedoni ndahen vetëm gjysmë euro për kokë banori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat