VMRO-DPMNE me komision për arsim dhe shkencë do të korrigjojë qeverinë

Maqedonia

VMRO-DPMNE me komision për arsim dhe shkencë do të korrigjojë qeverinë

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 17:42
Aneta Stojanovska Stefanova nga VMRO-DPMNE

Aneta Stojanovska Stefanova nga VMRO-DPMNE sot në një konferencë për shtyp ka deklaruar se e ardhmja e Republikës së Maqedonisë janë të rinjtë dhe edukimi i tyre cilësor dhe se në mënyrë që të krijojë politika më të mira arsimore qëllim të përmirësimit të sistemit arsimor, VMRO-DPMNE është në fazën e zgjedhjes së anëtarëve të komisionit për arsim dhe shkencë që do të monitorojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me edukimin e të rinjve dhe përmes grupit të tij parlamentar do të ofrojnë sugjerime konstruktive dhe ide për përmirësim.

"Komisioni në punën e tij të gjatë do të përpiqet të jetë një korrigjues për qeverinë në këtë fushë të ndjeshme, ku ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë, por edhe për të ardhen e vendit dhe të botës, besoj se pajtoheni edhe ju.Karakteristikat kryesore të qeverive të VMRO-DPMNE-së ishin puna, investimet dhe ndërtimi. Rezultatet thonë se. Qeveria që është udhëhequr nga VMRO-DPMNE për dhjetë vjet ka ndërtuar 74 shkolla të reja dhe ka rikonstruktuar 400 të tjera. Në lidhje me standardet e personelit mësimdhënës, paga më e lartë e mësuesve gjatë qeverisjes VMRO-DPMNE-së që nga viti 2006 e deri më tani është rritur me 67 për qind, dhe paga më e ulët e mësuesve është rritur për 119 për qind", thotë Stojanovska Stefanova.

Ajo thotë se në vitin 2006, kur VMRO-DPMNE mori pushtetin, Ministria e Arsimit ka pasur një buxhet prej 13 miliardë denarë, ndërsa qeveria LSDS-së në 2017 trashëgoi një buxhet prej 23 miliardë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat