VMRO-DPMNE me paket ligjesh teston konstruktivitetin e deputetëve të LSDM-së.

Maqedonia

VMRO-DPMNE me paket ligjesh teston konstruktivitetin e deputetëve të LSDM-së.

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 17:43
Kuvendi i Maqedonise

VMRO-DPMNE me paket ligjesh me procedurë të shkurtuar testoi konstruktivitetin e deputetëve të LSDM-së.

Opozita propozon ndryshim të Ligjit për përmbarues, rritje të pagave për administratën për 5 për qind, si dhe ndarje të vauçerëve për blerjen e kompjuterëve për studentët e vitit të tretë dhe të katërt. Shumica parlamentare i mbështetën tre ligjet e opozitës, por deputetët e VMRO-DPMNE-së, mbeten të përmbajtur dhe nuk votuan për ndryshimet e Ligjit për punëtorët e falimentuar, për anulimin e taksës radiodifuzive si dhe për rritjen e pagës minimale, të propozuara nga partia në pushtet.

“Besoj se mund të fillonim në frymë konstruktive, do ta pranojmë edhe qëndrimin tuaj edhe mendimet në frymën e konstruktivitetit e për t’ju dëshmuar se ne realisht jemi konstruktiv ndaj tre propozimeve tuaja që propozohen, e ne nuk kishim mundësi t’i shohim, do ta mbështesim procedurën që këto ligje të shkojnë me procedurë të shkurtuar”- deklaroi Tomisllav Tuntev, LSDM.

“Do të jemi të kujdesshëm, nuk do të lejojmë, dhe nuk do të heshtim nëse me taktika procedurale të zvarritjes, ose vënies në fund të rendit të ditës, ose me lojë, këto ligje nuk votohen nga shumica. Nëse nuk votohen, në fund do t’u falënderohemi dhe në atë moment, qytetarët do ta shohim josinqeritetin e kësaj loje politike, partiake dhe bizantine në Kuvend”-deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Sipas LSDM-së, ligjet që i propozon shumica parlamentare me procedurë të shkurtuar janë rezultat i mjeteve të siguruara me rishikimin e buxhetit. Ndryshe, Ligji për pagë minimale u siguron të punësuarve në industrinë e tekstilit dhe lëkurës, së paku 12 mijë denarë në muaj. Me Ligjin për të falimentuarit, të gjithë ata që kanë mbetur pa punë gjatë periudhës prej vitit 1999 deri më 1 qershor të këtij viti, e që janë në moshë, burrat deri në 55, dhe gratë deri në 52 vjeç, do të mund të marrin nga shteti kompensim mujor prej 7,500 denarëve. Me Ligjin për shërbime audiovizuale mundësohet anulimi i taksës së radiodifuzionit. Këto ligje pas shqyrtimit para komisioneve përkatëse, do të duhet të miratohen në seancë plenare të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat