VMRO për Strugën: Do kandidojmë me një kandidat musliman

Maqedonia

VMRO për Strugën: Do kandidojmë me një kandidat musliman

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 18:31
VMRO për Strugë

Gara në zgjedhjet lokale në komunën e Strugës pritet të jetë një betejë e zjarrtë për dy taboret politike edhe atë ato maqedonase dhe shqiptare pasiqë për këtë komunë do të garojnë shumë parti.

Tashmë gjithnjë po bëhet e ditur se në këtë komunë garën do ta zhvillojnë Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe me shumë gjasë edhe Ramis Merko nga BDI sipas informacioneve të fundit, ndërkohë që edhe partitë tjera po bëjnë pregaditjet e fundit për të nxjerë kandidaturat më të mira.

Ndryshe nga LSDM e cila si duket nuk po lufton dhe aq për komunën e Strugës, është VMRO e cila si duket dëshiron t’u hakmeret partive shqiptare dhe është në kërkim të një kandidati me të cilin do të mund të shkonte edhe në rrethin e dytë zgjedhorë.

“Ne akoma jemi duke vendosur, por në Strugë me shumë mundësi është që të kandidojmë një kandidat maqedonas por musliman, me një imazh të respektuar, madje do punojmë me gjithë forcat që të futemi në garë edhe në rrethin e dytë”, kështu theksojnë burime të VMRO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat