Në Maqedoni ka pak gazetari hulumtuese

Maqedonia

Në Maqedoni ka pak gazetari hulumtuese

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 19:58
Ilustrim

Në suaza të projektit të Institutit për të drejtat e njeriut dhe Qendrës për menaxhim me ndryshimet rreth 50 gazetarë kanë ndjekur trajnime rreth integritetit dhe standardeve profesionale në gazetarinë hulumtuese.

Iskra Bellçeva-Ristovska, menaxhere e projektit, thotë se projekti ka përfshirë studentë të gazetarisë të cilët kanë bërë praktikë në një nga redaksitë e mediave vendore si dhe gazetarë me përvojë të gjatë të mediave të ndryshme. Ajo theksoi se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i klimës në gazetarinë hulumtuese. “Projekt-trajnimi në aspekt praktik fokusohet në promovimin e mjedisit në gazetarinë hulumtuese, ku më saktësisht hulumtimet tona tregojnë se në Maqedoni nuk është mjaftueshëm e zhvilluar kjo fushë e gazetarisë. Pra, gazetaria hulumtuese në thelb duhet të përfshijë grupe interesi, të përfshihet kohëzgjatje më të madhe të hulumtimit. Ndërsa gazetarët, të cilët u inkuadruan në këtë projekt, potencuan se nuk u japin dorë shumë redaktorët, aq më pak kanë shanse për të bërë hulumtime. Në këtë projekt janë përfshirë një numër i madh i gazetarëve, të cilët punojnë në fusha të ndryshme. Si fillim kemi inkuadruar studentë të gazetarisë, të cilët kanë pak përvojë pune, kurse më tutje do të përfshihen gazetarë të mediave në Maqedoni”, tha Ristovska, e cila është edhe menaxhere e projektit.

Projekti zgjat deri në fund të vitit, kurse në muajin tetor do të ketë prezantim të hulumtimeve nga gazetarët dhe OJQ-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat