Fillon diskutimi për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Fillon diskutimi për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 10:13
Kuvendi i Maqedonisë

Propozim-ligji i ri për gjuhët sot është në lexim të parë para Komisionit për çështje evropiane në. Propozim-ligji është me flamur evropian, që do të thotë se sillet me procedurë të shkurtë dhe pa diskutim amendamentesh.

Me këtë propozim-ligj parashihet që në gjitha organet e shtetit, organet qendrore, ndërmarrje publike, agjenci, drejtori, organizata, komisione, persona juridik të cilët kryejnë funksione publike, gazetën zyrtare, që përkrah gjuhës maqedonase të jetë edhe gjuha shqipe.

Për realizimet e qëllimeve të këtij ligji, është themeluar Agjencia për zbatimin e gjuhës, e cila është kompetente për standardizimin dhe përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve. Përveç kësaj parashiet edhe formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve nën përbërje të Ministrisë së Drejtësisë.

Në propozim-ligj parashihet gjobë prej 4 mijë deri 5 mijë euro për organet dhe institucionet tjera që nuk e respektojnë këtë ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat