LSDM-ja zyrtarizon kandidatët në disa komuna për zgjedhjet lokale

Maqedonia

LSDM-ja zyrtarizon kandidatët në disa komuna për zgjedhjet lokale

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:24
LSDM

LSDM-ja përmes një kumtese për media njofton se kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetarë në disa komuna në vend. Nga kjo parti thonë se kandidatët janë profesionist dhe të njohur në profesionet e tyre.

Në Bashkinë e Shkupit nga radhët e LSDM-së për kryetarë do të garojë Petre Shilegov, i cili kundër-kandidat më serioz pritet të ketë atë aktual nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Koce Trajanovski.

Kandidatët tjerë të LSDM-së në disa komuna janë këto:

Komuna e Haraçinës: Milikije Halimi
Komuna e Bërvenicës: Mirko Stojanovski
Komuna e Vallandovës: Pero Kostadinov
Komuna e Jegunovcës: Darko Bllazhevski
Komuna e Ohrit: Jovan Stojanovski
Komuna e Plasnicës: Shpresim Ajroski
Komuna e Sopishtes: Dalibor Bogdanovski
Komuna e Shtipit: Bllagoj Boçvarski.

Nga LSDM akoma nuk kanë zyrtarizuar kandidatët për komunat tjera më të mëdha në vend, në të cilat shumica e qytetarëve janë shqiptar, siç janë ajo e Tetovës, Çairit, Gostivarit, Strugës dhe të tjera.

Nga partia në pushtet thonë se për këto komuna opinioni do të njoftohet në kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat