Zgjedhjet lokale, përfundoi afati për regjistrimin e kandidaturave të pavarura

Maqedonia

Zgjedhjet lokale, përfundoi afati për regjistrimin e kandidaturave të pavarura

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 12:42
Ilustrim

Në mesnatë skadoi afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për këshilltarë dhe për kryetarë komunash për Zgjedhje? e ardhshme lokale 2017. Sipas KSHZ-së, qytetarët dhanë nënshkrime për 48 lista të pavarura për këshilltarë dhe për 27 kandidatë për kryetarë komunash.

Nënshkrime për kandidat të pavarur për kryetar të komunës, sipas KSHZ-së, grumbulluan dy kandidatët nga Manastiri – Kirço tashkov dhe Jorgo Ognenovski, në Ohër – Goran Kitevski dhe Stevçe Stevovski dhe në Çuçer Sandevë – Aco Popovski dhe Jovan Pejkovski. Nënshkrime pr kandidatura për kryetar të komunës mblodhën edhe në Bërvenicë – Enver Bajaziti, në Vallandovë – Stojan Manolev, në Vevçani – Gospodin Poposki, në Gazi Babë – Toni Gjurovski, në Gradsko – Gligur Kocev, në Debarcë – Jadranka Biban, në Dojran – Toni Ajcev, në Zërnovski – Metodi Nikollov, në Kavadar Boris Davidov, në Karposh Vlladimir Kofçegarski, Kumanovë – Marijanço Andelovski, Makedonski brod – Zharko Zllateski, Mogillë – Stevo Pivkovski, Negotinë  Gjorgji Ajtov, në Novaci – Peco Micovski, Petrovec – Xvonko Cvetkovski, Probishtip – Goran Fillovski, Radovish – Jure Gjegjiev, Rankovc – Ivica Toshevski, Strugë – Nasto Palioski dhe në komunën Qendër – Andrej Zhernovski.

Nënshkrime u mblodhën edhe për 48 lista për këshilltarë, e më shumti – 12 ka pasur në Makedonski Brod, katër në Petrovec dhe tre në Radovish.
Zyrtarisht për sa lista të pavarura të këshilltarëve  dhe kandidatë për kryetarë të komunave do të votohet në zgjedhjet e caktuara për 15 tetor do të dihet pasi komiisonet zgjedhore komunale do t’i konfirmojnë listat pas kontrolleve të domosdoshme. Sipas Afatit për zbatimin e Zgjedjeve lokale 2017 të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), listat e parashtruara nga ana e kandidatëve të pavarur dhe nga partitë politike, KKZ duhet t’i konfirmojë më së voni deri më 14 shtator.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për 15 tetor. Do të zgjidhen kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat