Komisioni për antikorrupsion: Shkarkimi i Andonovit dhe Bogdanovskas është ligjor

Maqedonia

Komisioni për antikorrupsion: Shkarkimi i Andonovit dhe Bogdanovskas është ligjor

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 13:35
Komisioni për Antikorrupsion

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka refuzuar ankesat për shkarkimin e Oliver Andonovit nga “Jasen” dhe Lidija Bogdanovska nga Shërbimi për sitem informativ.

Ankesat e Andonovit dhe Bogdanovskas u refuzuar pasi sipas Komisionit vendimet për shkarkimin e tyre janë marrë një ditë para se të nënshkruhen zgjedhjet lokale.

Andonov dhe Bogdanovska dorëzuan ankesa për shkarkimin e tyre, me arsyen se ata janë shkarkuar pas nënshkrimit të zgjedhjeve lokale, gjë që ndalohet me ligj.

Ndërsa akoma nuk kanë arritur përgjigjet dhe dokumentet në lidhje me ankesat tjera për rastet e hapura për shkarkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat