Tetë vite nga fatkeqësia në Liqenin e Ohrit, ku humbën jetën 15 persona

Maqedonia

Tetë vite nga fatkeqësia në Liqenin e Ohrit, ku humbën jetën 15 persona

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 16:27
Liqeni i Ohrit

Tetë vite kanë kaluar nga fatkeqësia në Liqenin e Ohrit, kur nga fundosja e anijes “Ilinden” jetët i kanë humbur 15 persona, turistë nga Bullgaria fqinje.

Fatkeqësia ka ndodhur më 5 shtator të vitit 2009 në ora 10:30, kur u fundos anija “Ilinden” që me 57 udhëtarë qarkulloi në relacionin nga Ohri në Shën Naum. Atë mëngjes të së shtunës ka qenë jashtëzakonisht ngrohtë, liqeni i qetë, asgjë nuk ka paralajmëruar se do të ndodhte fatkeqësia më e madhe e anijes në historinë e lundrimit në Liqenin e Ohrit. “Ilinden” është përmbysur dhe është fundosur në rreth 250 metra distancë nga bregu i liqenit, afër autokampit “Eleshec”.

Tetë nga viktima kanë qenë banorë të komunës Anton, katër nga komuna Pirdon dhe nga një nga komunat Zllatica, Mirkovo dhe Ribarnica.

Dy javë pas fundosjes, anija “Ilinden” më 19 shtator është nxjerrë në sipërfaqen e Liqenit të Ohrit. Ditën e njëjtë anija është dërguar deri në kanalin Studençishta, ku, pas hetimit të kryer për rregullshmërinë e tij teknike ndodhet edhe sot, si dëshmi e shurdhër e tragjedisë që mori 15 jetë njerëzish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat