“Padia ndaj Bogoevskit, perde tymi që të fshihet e vërteta në rastin Magyar Telekom”

Maqedonia

“Padia ndaj Bogoevskit, perde tymi që të fshihet e vërteta në rastin Magyar Telekom”

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 16:31
Stefan Bogoevski

Diskutimi kryesor për padinë për shpifje dhe ofendim nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kundër ish-drejtorit të DSK-së, Stefan Bogoevski, për dëshmitë e tij para Gjykatës së Qarkut në New York në rastin “Magyar Telekom” është shtyrë për më 10 tetor.

Avokati i Bogoevskit, Valentin Zafirov, pas përfundimit të seancës tha se ky proces për shpifje dhe ofendim është vetëm perde tymi për të fshehur përgjegjësinë në rastin “Magyar Telekom”.

Avokatët e Bogoevskit, gjykatësit Nuhi Rustemi, i cili udhëheq lëndën, i thanë se CD-ja me shkrimet e mediumeve që kanë transmetuar deklaratën e Sllobodan Bogoevskit që e ka dhënë në New York, nuk hapet.

Ata kërkuan nga gjykata që të sjell prova nga paditësit për kërkesën e tyre për dëmshpërblim në vlerë prej 3 milionë denarëve. Zafirov kërkoi që në seanën kryesore të paraqiten personalisht kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

Në këtë rast Ahmeti dhe Xhaferi e padisin Bogoevskin për shpifje dhe ofendim dhe kërkojnë dëmshpërblim prej 3 milionë denarëve.

Bogoevski në Gjykatën e New York-ut ka deklaruar se Ali Ahmet, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski, i cili në atë kohë ka qenë kryeministër, nga drejtorët e atëhershëm të “Magyar Telekom”, kanë marrë ryshfet prej 2.5 milionë eurove, që të sigurojnë se në tregun e Maqedonisë nuk do të futet operatorë tjetër telefonik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat