Prej sot fëmijët e porsalindur mund t’i regjistroni nëpër të gjithë spitalet e Maqedonisë

Maqedonia

Prej sot fëmijët e porsalindur mund t’i regjistroni nëpër të gjithë spitalet e Maqedonisë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 16:35
Ilustrim

Prindërit që do të gëzohen me lindjen e fëmijëve prej tani nuk duhet të enden nëpër disa institucione për të siguruar dokumentet e nevojshme për të regjistruar foshnjët e porsalindur.

17 klinika ose reparte gjinekologjike do të jenë të pajisura me dokumentacionet për të porsalindurit, prindërit e të cilëve duhet të presin vetëm 48 orë që të krijohet dokumentacioni i duhur.

Prej 1 shtatorit është lëshuar në përdorim kjo praktikë dhe ndërkohë janë dhënë 91 çertifikata lindjeje në disa qytete.

Përndryshe, kjo reformë bëhet në mes Ministrisë se Punëve të Brendshme, Drejtorisë për librat amë dhe Ministrisë së shëndetësisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat