OBRM-PDUKM: Kandidatët e LSDM-së janë të përfshirë në afera, nuk kanë ç’farë t’u ofrojnë qytetarëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kandidatët e LSDM-së janë të përfshirë në afera, nuk kanë ç’farë t’u ofrojnë qytetarëve

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 16:37
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese vlerëson se kandidatët e LSDM-së për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale nuk do të sjellin asnjë përfitim për qytetarët.

Në reagim nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja ka ofruar kandidatë që janë të përfshirë në afera dhe nuk kanë asnjë projekt të realizuar.

Sipas OBRM-PDUKM-së, kandidatët si Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Filip Temellkoski dhe Zllato Marin, nuk kanë asgjë të re që t’ju ofrojnë qytetarëve.

“Pakënaqësia dhe dëshpërimi i kandidatëve mund të shihet edhe në anëtarësinë e LSDM-së. Hapur është kritikuar kuadri politik i LSDM-së, edhe nga ana e personave publik të cilët deri tani kanë mbështetur “Revolucionin laraman”. Dhënia e premtimeve të rrejshme është karakteristika kryesore e gjithë kandidatëve të LSDM-së, ndrësa kur vijnë në pushtet tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat