Përkrahje e hapur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Përkrahje e hapur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 18:47
Nikolla Dimitrov

Në ditën e dytë të Forumit që mbahet në Bled të Sllovenisë, Ministri për punë të jashtme i RM-së, Nikolla Dimitrov realizoi takime pune me Zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Brian Hoyt Yee dhe me Zëvendës sekretaren e NATO-s, Rose Gottemoeller.

Siç informojnë nga MPJ, në këto takime përfaqësuesit e SHBA-ve dhe NATO-s kanë dërguar porosi inkurajuese dhe përkrahje të hapur për perspektivat euroatlantike të Maqedonisë.

Ministri Dimitrov siguroi bashkëbiseduesit e tij se Republika e Maqedonisë është thellësisht e përkushtuar në procesin e reformave me qëllim që sa më shpejt të bëhet anëtari i 30-të i NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat