Gruevski: Shenjë e 100 ditëve të kësaj Qeverie ishin pakujdesia dhe indiferenca ndaj problemeve

Maqedonia

Gruevski: Shenjë e 100 ditëve të kësaj Qeverie ishin pakujdesia dhe indiferenca ndaj problemeve

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 21:29
Nikolla Gruevski

“Njëqind ditë ndërprerje dhe bllokim i projekteve, fundosje ekonomike, borxhe të reja, pasivitet dhe veprime sipërfaqësore dhe të paplanifikuara mirë. Kjo është ajo që ka duruar Maqedonia dhe qytetarët e saj gjatë njëqind ditëve të kaluara”, u shpreh kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski në konferencën për shtyp në kritikë të punës së Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM në 1oo ditët e saj të para.

Ai tha se ka bujq të pakënaqur, pensionistë të dëshpëruar, rini e gënjyer, ndjenja dhe dinjiteti kombëtar i shitur, bashkësia e afaristëve dhe sindikate të vendosur në margjina, punëtorë të harruar dhe asnjë projekt serioz, i madh, i përmbajtshëm nga kjo Qeveri e re.

“Për fat të keq, shenja kryesore e 100 ditëve të kësaj Qeverie të LSDM-së ishin pakujdesia dhe indiferenca ndaj problemeve. Gatishmëria dhe aftësitë e kësaj Qeverie u panë në vepër edhe me rastin e deponive, nga të cilët dy vazhduan të digjen për ditë të tëra në afërsi të vetë qyteteve”, përfundoi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat