Eksporti në Maqedoni shënon rritje prej 11,6 për qind

Maqedonia

Eksporti në Maqedoni shënon rritje prej 11,6 për qind

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 22:16
Ilustrim

Eksporti në periudhën janar-korrik të vitit 2017 ka shënuar rritje prej 11,6 për qind, shpalli sot Enti shtetëror për statistika.

Sipas të dhënave të shpallura, vlera e eksportit është 3.045.862.000 dollarë, ndërsa importi, ka shënuar rritje prej 8 për qind dhe vlera e sendeve të importuara arrin 4.133.355.000 dollarë.

Deficiti tregtar në këtë periudhë është 1.087.493.000 dollarë.

Mbulesa e importit me eksportin, ne periudhën janar-korrik të këtij viti është 73,5 për qind.

Më së shumti janë eksportuar katalizatorët e mbajtësve të metaleve fisnike ose legura të tyre, komplete të prodhimeve për djegie dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikeli dhe rrobat. Në import më së shumti regjistrohet platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga minerale bitumenoze, metalet tjera të grupit të platinës dhe legura të tyre dhe energji elektrike.

Në periudhën janar-korrik të vitit 2017, sipas përmasave të përgjithshme të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti ka realizuar tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat