Sot bëhet hapja zyrtare e Ambasadës së Japonisë në Shkup

Maqedonia

Sot bëhet hapja zyrtare e Ambasadës së Japonisë në Shkup

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 09:26
Ilustrim

Sot në Shkup do të hapet Ambasada e Japonisë, e cila në Maqedoni zyrtarisht me punë ka filluar më 1 janar të vitit 2017.

Në ceremoninë solemne, siç njoftoi ambasada japoneze, do të merr pjesë ministri shtetëror për politikë të jashtme i Japonisë, Kazujuki Nakane, i cili së bashku me ambasadoren japoneze, Keiko Nabeda, do të mbajnë fjalime para të pranishmëve.

Pas ceremonisë solemne, ministri shtetëror Nakane së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, do ta vizitojnë Klinikën për Gastroenerohepatologji, ku do të mbahet ligjëratë zyrtare për aparatin bashkëkohor për diagnozë abdominale.

Gjatë qëndrimit të tij dy ditor, ministri Nakane do të ketë takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zv.ministren e Politikës së Jashtme, Arta Toçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat