Komuna e Shuto Orizares prej sot me gjinekologe amë

Maqedonia

Komuna e Shuto Orizares prej sot me gjinekologe amë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 10:33
Ilustrim

Shuto Orizare ishte një nga komunat e vetme të Maqedonisë ku gratë nuk kishin gjinekolog amë.

Me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që në korrik u paralajmërua se në ambulancën e Shuto Orizares do të punësohet një gjinekologe, me çka do të sigurojë mbrojtje të vazhdueshme të grave.

Në këtë pozitë do të vijë Vjollca Mbiara, e cila ka përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, ndërsa ka punuar në spitale jashtë Maqedonisë.

Vjollca Mbiara prej sot edhe zyrtarisht fillon punën e saj në ambulantën e Shuto Orizares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat