Sot fillon shënimi i ditës së pavarësisë së Maqedonisë

Maqedonia

Sot fillon shënimi i ditës së pavarësisë së Maqedonisë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:21
Ilustrim

Festa treditore e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Maqedonisë, e cila këtë vit shënohet me moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”, do të fillojë prej sot.

Shënimi do të fillojë pasdite me garë sportive “Vrapo, luaj, aktivizohu”, e cila do të mbahet përreth lumit Vardar nën organizimin e Agjencisë për rini dhe sport.

Do të organizohet edhe garë rekreative në atletikë, aksion ekologjik për pastrimin e bregut të lumit Vardar, volejboll në rërë, ngjitje dhe aktivitete me skate.

Festa qendore do të mbahet nesër, ndërsa nikoqir është qeveria para së cilës do të vendosen vepra artistike.

Dita e pavarësisë përkon edhe me 100 ditët e formimit të qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat