SPG: Qasja falas në informacionet publike, hap i rëndësishëm për lirinë e mediave

Maqedonia

SPG: Qasja falas në informacionet publike, hap i rëndësishëm për lirinë e mediave

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 13:43
SPG

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve (SPG) ka përshëndetur vendimin e qeverisë për qasje falas të gazetarëve hulumtues në dokumentet e Regjistrit qendror dhe Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri dhe e vlerëson si hap drejt procesit të përmirësimit të gjendjes dhe lirisë së medias në Maqedoni.

“Theksojmë se ky vendim, gazetarëve hulumtues do t’ua lehtësojë qasjen në informacione me ç’ka do ta rrisin transparencën, përgjegjësinë shoqërore për bartësit e funksioneve publike, por edhe personave juridik dhe do të ndikojnë në uljen e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të detyrave zyrtare”, thonë nga SPG.

Ata shpresojnë se ky vendim njëkohësisht do të ndikojë në zhvillimin e gazetarisë hulumtuese, e cila sipas tyre, ka rol të rëndësishëm në sigurimin e informacioneve me interes publik.

“SPG inkurajon qeverinë të vazhdojë në këtë drejtim dhe sa më shpejtë të përgatit ndryshime në ligjin për qasje në informacionet me karakter publik”, shtojnë nga SPG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat