Parashikimi i motit për fundjavë në Maqedoni

Maqedonia

Parashikimi i motit për fundjavë në Maqedoni

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të shiut, stuhi dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Reshje më të mëdha do të ketë në orët e mëngjesit dhe paraditës në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa pasdite reshje do të ketë edhe në lindje. Deri në fund të ditës atmosfera do të stabilizohet.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 18 gradë, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 21 deri 27 gradë celcius.

Të dielën dhe të hënën do të ketë mot më stabil dhe më të ngrohtë, në disa vende me temperatura mbi mesataren ditore. Kurse temperaturat maksimale do të arrijnë prej 30 deri 35 gradë celcius.

Gjatë ditës së martë përsëri do të kthehen kushtet jostabile atmosferike me reshje lokale të shiut. Ndërsa gjithashtu do të fryejë erë e fortë jugperëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat