OBRM-PDUKM: Asgjë nuk është bërë për qytetarët gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Asgjë nuk është bërë për qytetarët gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 13:16
OBRM-PDUKM

Në reagimin me shkrim ndaj deklaratës së LSDM-së për arritjet e Qeverisë në sferën sociale gjatë 100 ditëve të para të mandatit, nga OBRM-PDUKM-ja thonë se nuk është bërë asgjë për qytetarët, vetëm se shteti është në kufi të kolapsit ekonomik.

“Nuk ka para as për rritjen e planifikuar të pensioneve, as për rritjen e pagës mesatare në 30.000 denarë e as për pagë prej 100.000 denarë për mjekët”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se me paratë me të cilat Qeveria ka marrë borxh, do të mund të ndërtoheshin 2.500 çerdhe për fëmijë, ndërsa tani nuk është ndërtuar asnjë.

“Ministrja Carovska, përveç planifikimit për përkujdesjen e refugjatëve nuk kujdeset për asgjë tjetër. Nuk kujdeset për fëmijët e moshës parashkollore, për pensionistët, për kategoritë sociale të qytetarëve”, përfundon reagimi i OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat