Mbi 200.000 qytetarë kanë kryer kontroll në Listën zgjedhore të Maqedonisë

Maqedonia

Mbi 200.000 qytetarë kanë kryer kontroll në Listën zgjedhore të Maqedonisë

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 15:13
KSHZ

Më shumë se 200.000 qytetarë kanë bërë kontroll në Listën zgjedhore brenda afatit prej 20 ditësh, që përfundoi mbrëmë në mesnatë. Në mënyrë elektronike, sipas të dhënave të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), janë bërë 203.191 kontrollime, ndërsa në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së kontroll të listë kanë kryer gjithsej 21.594 qytetarë.

“Në këtë periudhë janë sjellë 65 vendime për regjistrim në Listën zgjedhore, 22 vendime për fshirje dhe 133 vendime për ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore. Në afat prej 5 ditësh pas përfundimit të kontrollit publik, gjegjësisht më së voni më 14 shtator, KSHZ do ta dorëzojë Listën zgjedhore te partitë politike”, thuhet nga KSHZ.

Partitë politike, në afat prej 5 ditësh nga pranimi i Listës, më së voni deri më 19 shtator duhet të dërgojnë kërkesë për regjistrim, fshirje ose ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore ndërsa KSHZ duhet të sjellë vendime në afat prej 3 ditësh.

Nga KSHZ poashtu rikujtojnë se afati për dorëzim të listave të kandidatëve për kryetarë komune dhe anëtarë të këshillave përfundon më 14 shtator në ora 24:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat