Dauti: Kandidimi për të parin e Tetovës, obligim moral para tetovarëve

Maqedonia

Dauti: Kandidimi për të parin e Tetovës, obligim moral para tetovarëve

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 15:50
Bardhyl Dauti

Kandidati i PDSH-së Bardhyl Dauti ka dhënë deklaratë pas kandidimit të tij për kryetar të Tetovës.

“Kandidimi për këtë post është një obligim i lart moral para të gjithash ndaj qytetarëve të komunës së Tetovës, të cilët kanë përvuajtur nga shërbime publike me cilësi të ulët nga qeverisja e kaluar e komunës së Tetovës që shpresojm që nuk do të përsëritet. Arsyeja e dytë është që të rikthehet shprasa veçanërisht te gjenerata e re për një jetë më të mir urbane, për një qytetari aktive për një kultur qytetare dhe për shërbime publike më të sakta, më të mira dhe më të mirseardhura për qytetarët e komunës së Tetovës të cilët dorën në zemër u kanë munguar në qeverisjen e kaluar.Këto poste nuk janë personale, gjithsesi se janë publike dhe besojë që detyrë që do të ushtroj si kryetar i komunës së Tetovës do të jetë një detyr e rëndësishme para së gjithash për të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës. Plani është i detajuar operacional dhe i saktë.

Pikë së pari është  rikthimi i shpresës për një jetë më të mirë, për një jetë më të mirë urbane, për një qytetari më aktive dhe për shërbime politike më eficente. Qytetarët e Tetovës janë ballafaquar me detyrime të larta fiskale për kundër vlerë të shërbimeve të ulta nga qeverisja e kaluar komunale gjë që nuk do të përsëritet dhe do të bëjmë harmonizime të tilla buxhetore në mënyr që edhe detyrimet fiskale të qytetarve të komunës së Tetovës të jenë të ulta dhe për ato detyrime që do të paguajnë të gëzojn benefite më të larta. Pra duhet të konsiderohet edhe harmonizimi i mirëqenies së qytetarëve të komunës së Tetovës me mundësi dhe kapacitete buxhetore që komuna e Tetovës mund të ofroj në emër të shërbimeve publike qytetarve” 

Bardhyl Dauti është  lindur në vitin 1982 në Tetovë ndërsa ka doktoruar në Shkencat Ekonomike, në Universitetin e Lubjanës. Para se të zgjidhej deputet në këtë përbërje të kuvendit ai ka qenë këshilltar në komunën e Tetovës nga radhët e PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat