Po afron 14 shtatori, partitë akoma taktizojnë me kandidaturat

Maqedonia

Po afron 14 shtatori, partitë akoma taktizojnë me kandidaturat

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 16:12
Partite politke

Skadimi i afatit për të dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet locale po afron. Megjithatë asnjë parti akoma nuk ka finalizuar listat e kandidatëve për Kryetarët e komunave dhe Këshillat komunal.

Ka zëra se zvarritja e këtij procesi po ndodh për shkak të përplasjeve dhe mos-marrëveshjeve brenda-partiake. Nga LSDM-ja thonë se listat do të finalizohen për dy deri në tre ditë. Nga VMRO DPMNE-ja opozitare thonë se përshtypja se zvarritet përzgjedhja e kandidatëve është e gabuar. Sipas tyre duhet bërë analiza serioze, pas të cilave do të  sillen vendimet për kandidaturat.

“Ditëve në vijim do të informoheni në kohë. E dimë se afati i fundit është 14 shtatori. Akoma po bëhen analiza rrjedhëse në teren”- ka deklaruar, Svetllana Kollariq, nga VMRO DPMNE-ja.

Edhe nga BDI-ja mohojnë të ketë pakënaqësi brenda partisë, sipas tyre zvarritja vjen si rezultat i anketave në terren.

“Ditëve në vijim rrumbullakojmë edhe kandidaturat e fundit. Në mbledhjen e Kryesisë qendrore dhe të Këshillit të përgjithshëm ato do të zyrtarizohen”- ka thënë Bujar Osmani, nga BDI-ja.

Nga Lëvizja Besa njoftojnë se pas mbledhjes së ardhshme të Këshilli Qendror, do të dalin me listat përfundimtare. Ndërsa Aleanca për Shqiptarët tashmë është në përfundim e sipër të listës së saj për candidate që do të garojnë në këto zgjedhje.

“Mendoj se e kemi kompletuar listën, po është e natyrshme që në disa komuna të caktuara të ketë edhe për çështje strategjike. Po megjithatë unë jam i bindur se në mënyrë konstruktive do të vendoset kandidati më i mirë, i cili do të përkrahet nga shumica e vendbanimeve përkatëse”- ka thënë Flakron Bexheti, nga  Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkaq Bekim Fazliu konfirmoi se PDSH-ja deri të martën do t’i zyrtarizojë të gjitha kandidaturat.

Ndryshe, paritë politike kanë publikuar disa kandidatura. Ndër tjerash, Idriz Orana i PDSH-së do të garojë edhe një herë për Çairin. Ku do të përballet me Faruk Avdiun e Aleancës, Visar Ganiun e BDI-së dhe Zeqirja Ibrahimin e Besës. Në Studeniçan Aleanca do të garojë me Mexhit Imerin, ndërsa PDSH-ja me Azem Sadikun. Jozyrtarisht, kandidat i PDSH-së për Sarajin do të jetë Sefedin Aliu. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve skadon më 14 shator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat