Naser Zyberi: Pozita e shqiptarëve fokus i fushatës për zgjedhjet lokale

Maqedonia

Naser Zyberi: Pozita e shqiptarëve fokus i fushatës për zgjedhjet lokale

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 17:38
Naser Zyberi

Pozita e shqiptarëve në Maqedoni pritet që sërish të jetë tema e cila do të jetë në fokusin e diskutimeve si dhe të fushatës zgjedhore per zgjedhjet lokale të tetorit.

Kështu është shprehur për Radio Televisionin e Maqedonisë në gjuhën shqipe, analisti politik Naser Zyberi, i cili shton se edhe pse bëhet fjalë për zgjedhje lokale dhe problematika të cilat lidhen me karakterin e këtyre zgjedhjeve, shqiptarët dhe pozita e tyre në Maqedoni do të dominojnë gjatë fushatës.

Zyberi madje nuk përjashton faktin se në këto zgjedhje favoret e partive politike do të përqëndrohen edhe tek çështja e zhvillimit rajonal, zhvillimit lokal ekonomik, edhe pse të njëtat si çështje nuk i parashikon aspak decentralizimi i pushtetit lokal.

“Partitë politike shqiptare kuptohet se do të jenë tema diskutimet rreth pozitës së shqiptarëve, u realizua apo jo platforma e partive shqiptare, Ligji për gjuhët dhe tema tjera. Krejt këto në rrafshin politik do ta dominojnë fushatën zgjedhore si mes partive politike Maqedonase edhe atyre shqiptare, por kuptohet se do të jenë në teh të kritikës edhe punët e partive politike në rrafshin lokal dhe do të dominojnë temat që kanë të bëjnë me shkollimin ,infrastrukturën çështjet shëndetësore, çka është bërë, çka ka dështuar, çka duhet të bëhët dhe kjo në një farë mënyre do të jetë dominancë e fushatës zgjedhore”, shprehet analisti politik Naser Zyberi.

Sipas Zyberit, duhet të dominojë edhe dhënia e llogarisë për atë që është bërë apo jo deri më tani, për transparencën dhe përgjegjësinë që duhet ta kenë gjatë ushtrimit të detyrës së dhënë për një mandat të caktuar çdo politikan.

Këshillat Komunale si institucione në të cilat qyetatarët drejtpërsëdrejt përfaqësohen, kanë qenë në mënyrë permanente të varura nga kryetari i Komunës i cili e ka dominuar politikën e pushtetit lokal shprehet Zyberi, dhe kjo sipas tij duhet ndryshuar.

“Në periudhën e ardhëshme duhet ti jepet një theks i veçantë dhe vëmendje dominante rritjes së peshës politike të organit përfaqësues, Këshillit të Komunës, që të jetë një korrektor i Kryetarit të Komunës si ekzekutues i atyre politikave që do të ndërtohen në Këshill. Fatkeqësisht partitë politike shqiptare ende janë larg këtyre koncepteve për qeverisje lokale”, shprehet analisti politik Naser Zyberi.

Te partitë politike Maqedonase përveç temave aktuale të natyrshme për pushtetin vendor, tek VMRO-DPMNE do të dominojnë edhe temat e karakterit politik, siç janë formimi i qeverisë së re ,sjellja e ligjit për gjuhët, qeverisja në planin ekonomik, marrëdhëniet me fqinjët, siç ishte Marëveshja me Bullgarinë, dhe tema të ngjashme, thotë analisti Zyberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat