Andonovski: LSDM-ja po shkatëron arsimin në Maqedoni

Maqedonia

Andonovski: LSDM-ja po shkatëron arsimin në Maqedoni

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 17:39
Stefan Andonovski

Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE sot në një deklaratë për mediat e vendit ka thënë se qeveria e LSDM, për 100 ditë në arsim ka krijuar kaos, bllokim dhe shkurtime mjetesh e nuk ka realizuar asnjë projet të premtuar.

“LSD-ja gjatë zgjedhjeve premtoi arsim më të mirë dhe mësimdhënie cilësore. LSD premtoi, LSD gënjeu! Nga pozicioni i pushtetit, LSDS ka shkurtuar 1.5 miliardë denarë nga buxheti i arsimit. Po, të dashur qytetarë, kjo do tl thotë 1.5 miliardë më pak për ndërtimin dhe rikonstruksionin e konvikteve, shkollave fillore dhe të mesme, universiteteve, kolegjeve, palestrave dhe përkthimit të literaturës shkencore të autorëve më të mirë botëror. Zoran Zaev, Renata Deskovska dhe Stefen Bogoev premtuan standarte më të mira për studentët, kushte më të mira për studentët dhe arsim të lartë cilësor, që tani këta personalitete nga pozita e pushtetit me rebalancin e buxhetit, po shkurtojnë 213 milionë denarë të ishin të destinuara për ndërtimin dhe rikonstruimin e universiteteve”, ka thënë Andonovski.

Ai ka shtuar se qeveria e LSDM-së ka shkurtuar 155 milionë denarë për ndërtimin dhe rikonstruimin e konvikteve studentore.

“Këta, të njëjtit, Zaev dhe Bogoev, janë ata që kanë shkuar çdo ditë në konvikte dhe nga atje kanë bërë deklarata se situata është katastrofike. Qeveria anti-reformuese LSD-së hoqi testimet eksterne, pa kryer një analizë adekuate për efektet e saj, anët e saj pozitive dhe negative. Poashtu Qeveria në një nga seancat e para të saj ka filluar procedurat për të hequr edhe programin ‘Cambridge’, sipas të cilit të rrinjttë mësojnë të gjithë të rinjtë e vendeve më të zhvilluara, me çka e ka kthyer mbrapa kualitetin e arsimit”, ka thënë Andaonovski.

Sipas tij, LSDM po shkurton mjete nga projektet zhvillimore dhe kështu po e shkatërron arsimin në Maqedoni në një afat të gjatë, dhe për këtë kjo qeverisje do të përballet edhe me rrënien e kualitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat