Memeti: Të miratohet Ligji për dëshmitarët e mbrojtur dhe të rihapen rastet e dyshimta

Maqedonia

Memeti: Të miratohet Ligji për dëshmitarët e mbrojtur dhe të rihapen rastet e dyshimta

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 17:46
Ixhet Memeti

Sipas Avokatit të popullit, Ixhet Memeti, i cili është pjesë e Këshillit për reforma në sistemin gjyqësor, miratimi i një Ligji për hapjen e dosjeve për dëshmitarët e mbrojtur do të kishte zbardhur shumë raste për të cilat ekzistojnë dyshime se janë të montuara.

Këshilli i ekspertëve për reforma në drejtësi në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë kërkon që në Maqedoni të ketë amnisti për disa të burgosur, rigjykimi të disa rasteve gjyqësore si dhe tërheqje të Ligjit për lustrim.

“Çështja e Ligjit për hapjen e dosjeve për dëshmitarët e mbrojtur në Maqedoni ka lënë shumë dyshime dhe unë si Avokat i popullit do të insistoj që këto raste të rihapen sepse vlerësoj se ka shumë viktima dhe pas hapjes së tyre shumë sende do të qartësohen. Kjo është në veçanti në interes të shqiptarëve, sepse më së shumti janë ankuar në lidhje me proceset gjyqësore jo transparente dhe të dyshimta”, tha Memeti në intervistë për Alsat-M.

Ai shtoi se gjithashtu do të insistojë për miratimin e Ligjit për amnisti sepse, sipas tij, ka shumë raste në të cilat veçmë është arritur qëllimi i dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat