Dimitrov për "Der Standard": Me Gjuhën Shqipe përmbyllet Marrëveshja e Ohrit

Maqedonia

Dimitrov për "Der Standard": Me Gjuhën Shqipe përmbyllet Marrëveshja e Ohrit

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 19:04
Nikola Dimitrov

Prestigjiozja austriake “Der Standard” ka kryer një intervistë me ministrin e ri “pro-perëndimor të Maqedonisë”, Nikola Dimitrov, i cili kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur të integrojë Maqedoninë në NATO dhe BE. Por kjo është bllokuar nga Greqia, për shkak të kontestit të emrit, dhe integrimi mund të arrihet vetëm përmes një rruge të vështirë diplomatike nga ndonjë palë e tretë.

“Gjatë takimit me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias, kemi nënshkruar një marrëveshje rreth bashkëpunimeve gjatë menaxhimit të krizave, veçanërisht rreth zjarreve gjatë verës. Kjo është një bazë për të arritur besimin e ndërsjelltë,” tha Dimitrov, duke shtuar se komunikimi me Greqinë është i sinqertë, si hapi i parë rreth krijimit të miqësisë.

Më tej ministri i jashtëm thekson se në Maqedoni nevojiten media të lira, Gjykatë e pavarur, një parlament funksional dhe një shoqëri, ku gjithsecili është i barabartë dhe llogaridhënës përpara ligjit.

Gjuha shqipe ligji i fundit në kuadër të MO

Në fund media austriake e pyet Dimitrovin, nëse përveç gjuhës shqipe, a ka ndonjë ligj tjetër për komunitetin shqiptar që duhet të ratifikohet. “Ligji për përdorimin e gjuhëve është i fundit për përmbylljen e Marrëveshjes së Ohrit. Por në një shoqëri multi-etnike kurrë nuk mund të thuhet: tani ne kemi përfunduar. As për maqedonasit dhe as për shqiptarët nuk është pozitive të krijohen shoqëri paralele.”

Rreth problemeve në rajon, Dimitrov theksoi se “ose sëbashku jemi të gjithë të suksesshëm ose dështojmë sëbashku./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat