Më 15 shtator përfundon afati për paraqitjen e gabimeve në tekstet shkollore

Maqedonia

Më 15 shtator përfundon afati për paraqitjen e gabimeve në tekstet shkollore

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 19:09
Ilustrim

Pas lajmërimit të dërguar deri te të gjitha shkollat në vend dhe lëshimit në përdorim të aplikacionit nëpërmjet të cilit arsimtarët dhe profesorët nga të gjitha shkollat janë të ftuar të tregojnë gabimet në tekste dhe probleme tjera në lidhje me librat shkollorë, nga faqja http://e-ucebnici.mon.gov.mk, kanë mbetur edhe disa ditë deri më 15 shtator kur përfundon afati i dorëzimit të vërejtjeve dhe sugjerimeve për gabimet në tekstet shkollore nga ana e mësimdhënësve dhe më pas detyrë e MASH do të jetë që të ndryshohen tekste të caktuara apo të tërhiqen plotësisht.

Sipas Zëvendësministrit për arsim dhe shkencë Visar Ganiu tani ka vullnet politik që kjo cështje të zgjidhet dhe nxënësve të ju ofrohen tekste cilësore.  “Pas grumbullimit të informative ne si Ministri do t’i analizojmë ato informata dhe aty ku e shohim të arsyeshme do të intervenojmë dhe mendoj që këtë problem së bashku do ta tejkalojmë”, shprehet zv.ministri i arsimit dhe shkencës, Visar Ganiu.

Për here të pare MASH ka ndërmarrë një nismë të tillë që pikërisht nga arsimtarët të cilët janë të kyçur në procesin mësimor të marrë vërejtjet dhe ato ti shqyrtojë.

Deri më tani për shkak të diskriminimit gjinor dhe etnik janë tërhequr tekstet Shoqëria e klasës së katërt dhe Arsimi qytetar për nxëxnësit e klasës së tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat