Kryeministri, Avokati i popullit dhe përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit nesër do ta vizitojnë burgun e Idrizovës

Maqedonia

Kryeministri, Avokati i popullit dhe përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit nesër do ta vizitojnë burgun e Idrizovës

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 21:40
Burgun i Idrizovës

Nesër Kryeministri Zoran Zaev së bashku me Avokatin e popullit, Ixhet Memeti dhe drejtoren ekzekutive të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Uranija Pirovska do ta vizitojnë burgun “Idrizovë”.

Qëllimi i vizitës, siç informojnë nga zyra e Avokatit të popullit, është kontroll i gjendjes në burgun më të madh të shtetit.

“Në fakt, vizita është rezultat i kërkesës së Mekanizmit parandalues kombëtar, në raportet e të cilit për vite me rradhë diksutohet për kushtet katastrofale të burgut gjitha aspektet, kryeministri u bind në konstatimet e raporteve me qëllim të ndërmarrjes së masave urgjente për përmirësimin e tyre”, thuhet në kumtesën e Avokatit të popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat