LSDM-ja vjen edhe me një kandidat shqiptar në komunën e Likovës. Ja kush është

Maqedonia

LSDM-ja vjen edhe me një kandidat shqiptar në komunën e Likovës. Ja kush është

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 07:43
LSDM

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka zyrtarizuar edhe një kandidat shqiptar edhe atë në komunën e Likovës.

Kandidimin në komunën e Likovës e ka zyrtarizuar vetë kandidati i LSDM-së përmes rrjetit social të facebook-ut, Hadi Osmani nga fshati Sllupçan.

“Miq të dashur. Dua të ju njoftoj se sot u mor vendim në organet e partisë dhe unë zyrtarisht jam kandidat i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë për Kryetar i Komunës së Likovës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit 2017. Gjat kësaj kohe kam pasur shume sugjerime, mendime dhe këshilla nga miqt e mi, pro dhe kundër kandidimit. Unë nuk dua të mbetem nga ata që vetëm kritikojnë dhe nuk japin zgjidhje dhe propozime. Për vendin tim dua të mar përgjegjësi dhe të jap kontribut.

Po i futem një sfide duke dashur t’i jap një mundësi komunës time dhe vendit tim në përgjithësi. E kam thënë edhe më herët se dëshiroj ta afroj komunën time me shtetin tim. Dhe tani këtë do të provoj ta realizoj. Bashkëvendasve të mij ju ngelet të vendosin nëse do të ma japin besimin për këtë mision të përbashkët.

Na priftë e mbara. Për jetë në Komunën e Likovës!”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat