Seminar për qasjen në të dhënat në ESHS

Maqedonia

Seminar për qasjen në të dhënat në ESHS

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 09:47
ilustrim

Në organizim të Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë (PMKV), ndërsa e mbështetur nga Fondi për popullatë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) sot do të mbahet seminar me përfaqësues të Entit shtetëror për statistikë (ESHS).

Siç informojnë organizatorët, në këtë seminar të parë të këtij lloji, me hapjen e diskutimit dhe vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, qëllimi është përmirësimi i qasjes deri te të dhënat  e ESHS, por edhe t’u tregohet kujt t’i kushtojnë vëmendje më të madhe në programin pesëvjeçar, të cilën tani e krijojnë.

Fokusi i seminarit do të vendoset në të dhënat socio-ekonomike, por jo vetëm në to. Njëkohësisht në seminar do të jepet mundësia që drejtpërdrejtë të bisedohet me personat drejtues të ESHS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat