Kritikoi Erdoganin në rrjetet sociale: Media zvicerane jehonë dënimit të shtetasit nga Maqedonia

Maqedonia

Kritikoi Erdoganin në rrjetet sociale: Media zvicerane jehonë dënimit të shtetasit nga Maqedonia

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 14:02
Erdogan

Maqedonia në fakt nuk është një provincë osmane, por ndikimi turk është përsëri i madh. Kjo vërehet nga ndonjë kritik i Erdoganit, shkruan Andreas Ernst për të përditshmen zvicerane “NZZ”.

Dikur ishte më thjeshtë. Kur ndonjë subjekt i panënshtruar në Shkupin e largët nuk i bindej valiut, guvernatorit të provincës, atëherë ai e dërgonte atë te gjykatësi (kadiu) dhe ky e dënonte. Sot është më pak e komplikuar. Üsküb sot quhet Shkupi dhe nuk është më kryeqyteti i vilajetit të Kosovës, por i shtetit të pavarur të Maqedonisë.

Por akoma udhëheqësi turk shqetësohet mbi ndodhitë në vend. Nuk bëhet fjalë për sulltan, por për presidentin Erdogan. Një shtetas i Maqedonisë dhe Turqisë është dënuar nga një Gjykatë në Shkup me 400 euro, për shkak të aktakuzës së inicuar nga ambasada turke. I dënuari kishte kritikuar në faqen e internetit Erdoganin.

Kritikët e shohin si rrezik për mendimin e lirë, pir edhe për pavarësinë e vendit, pasi Maqedonia nuk është më provincë osmane. Por kështu ndodh me pavarësinë e vendeve të dobta. Vendi me shumicë ortodokse ka marrëdhënie të mira me Turqinë. Stambolli e armatos ushtrinë maqedonase dhe mbështet vendin në kontestin e emrit me Greqinë. Pas tentimit të Grusht shtetit në Turqi, Erdogani kërkoi mbylljen e shkollave të Gylenit në vendet ballkanike dhe Maqedonia ishte gati. Por kjo nuk ndodhi pasi shumë politikanë, sipas gjitha gjasave fëmijët i kishin dërguar te shkollat e tyre. Erdogani premtoi njohjen e ndërsjellta të diplomave shkollorë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat