Zhbogar: Maqedonia e ka mundësinë më të madhe për të arritur sukses

Maqedonia

Zhbogar: Maqedonia e ka mundësinë më të madhe për të arritur sukses

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 16:21
Kryeministri Zoran Zaev, sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Kryeministri Zoran Zaev, sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Zhbogar në takim ka thënë se në Bruksel ekziston optimizëm se Maqedonia është e gatshme të shkojë përpara në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“Maqedonia ka mundësinë më të madhe për realizimin e qëllimeve strategjike euroatlantike. Ekziston opzimizëm i madh në Bruksel se Maqedonia përfundimisht është e gatshme të shkojë përpara në interes të qytetarëve dhe shtetit”, tha thënë Zhbogar.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, ka theksuar se qeveria është e fokusuar në realizimin e “Planit 3-6-9” për bashkëpunim shoqëror, përmirësimin e jetës së qytetarëve, bashkëpunim konstruktiv me fqinjët dhe anëtarësim në BE dhe NATO.

Të takim me euroambasadorin Samuel Zhbogar, Zaevi theksoi përkushtimin e qeverisë për zgjedhje fer, demokratike dhe të rregullta, që u përshëndet nga ana e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat