Nga stuhia në Tetovë dhe Gostivar dëmtohen pesë makina

Maqedonia

Nga stuhia në Tetovë dhe Gostivar dëmtohen pesë makina

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 23:02
Ilustrim

Pesë makina, prej të cilave katër në Tetovë dhe një në Gostivar, janë dëmtuan si pasojë e stuhisë së ndjekur nga erëra të forta dhe me shi që sot pasdite e kaploi rajonin e Pollogut, informon zëdhënësi i SPB në tetovë Marjan Josifovski

Sipas raporteve të dorëzuara në polici nga qytetarët, nga era e fuqishme sot pasdite në rrugën “Dimo Gavroski Kara” në Tetovë është dëmtuar një makinë, pasi mbi të ka ra një pemë.

Dy makina tjera janë dëmtuar në afërsi të “Shipadit”, në periferi të qytetit, pasi mbi ta ka rënë një pjesë e një çatie, kurse një makinë tjetë është dëmtuar në rrugën e “Lubotenit”, pasi eram kishte rrëzuar ca tulla mbi të.

Ndërkaq në Gostivar në Banjicë të Poshtme është dëmtuar makina e markës Peugeot 206 në pronësi të një 26 vjeçari, banor i kësaj lagjeje, pasi mbi të ka rrënë një pjesë e lamarinës të cilën e ka ngritur era e fuqishme. Dëmi në këtë rast ëstë llogaritur në rreth 30 mijë denarë, ka thënë Josifovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat