Shtyhet seanca për rastin “Monstra”, mungoi njëri nga të dënuarit

Maqedonia

Shtyhet seanca për rastin “Monstra”, mungoi njëri nga të dënuarit

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 12:07
Rasti “Monstra”

Seanca e sotme për rastin “Monstra” është shtyrë për tre tetor pasi policia nuk ka mundur ta sjell njërin nga të dënuarit.

Për shkak të kësaj, edhe katër të dënuarit tjerë janë njoftuar se nuk ka kushte për t’u mbajtur seanca publike. Kryetari i Gjykatës së Lartë deklaroi se për seancën e radhës do të jepet urdhër që të sillen të gjithë të dënuarit.

Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi, edhe një herë deklaroi se PSP duhet ta merr lëndën që të del e vërteta.

Ndryshe, edhe seanca e kaluar u shty me kërkesë të avokatit të mbrojtjes, Amir Alispahiq, i cili njoftoi gjykatën se është në udhëtim jashtë shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat